“Jo u bllokua, jo u ndalua, jo nuk bëhet kjo punë me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste e të tjerë, e të tjerë”. Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi raportimet se procesi i integrimit ka mbetur në vend numëro, për shkak se në grupin e punës COELA nëntë shtete anëtare të BE-së shfaqën rezerva për miratimin e raportit IBAR, për shkak të qëndrimit të mazhorancës për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut.