Nga Gjirokastra, që ishte edhe stacioni i parë i takimeve elektorale këtë të shtunë për kryeministrin Edi Rama, ky i fundit nuk i kurseu sërish batutat. Këtë herë në shënjestër ishte Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, teksa duke folur për pastërtinë e qyteteve, Rama tha se ajo ka humbur vite kot si përkthyese, pasi duhej të kishte marë fshesën dhe t’i binte rrotull Shqipërisë.