Top News – Rakipi e Ndroqi ‘non grata’ nga SHBA/ Ja për çfarë akuzohen, edhe 5 të tjerë në listë
11/04/2022 18:33

Dy personazhe të njohur në Shqipëri, njëri politikan dhe tjetri pronar mediash janë shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkë me ta, me të njëjtën kategori janë ndëshkuar edhe 7 zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Departamenti i Thesarit thotë se krimi i organizuar mbetet një kërcënim në Shqipëri dhe aktorët kriminalë kanë ndikim në politikën shqiptare. Në deklaratën për shtyp, shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësojnë Aqif Rakipi si një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka një ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. “Grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose koncesione në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një organizatë kriminale brenda së cilës ai ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në postet kryesore publike në Elbasan dhe Tiranë.” Departamenti i Thesarit, kujton se Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale. Por, në deklaratën e gjatë të Departamentit të Thesarit është shkruar edhe për Ylli Ndroqim, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021. Departamenti i Thesarit thotë se Ndroqi ka shfrytëzuar mediat nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarët shqiptarë në këmbim të ndalimit të publikimit të historive negative në media

Top News – Mes lehtësimit dhe tensionit. Iranianët mbushin sheshet, festojnë armëpushimin
08/04 10:09
Top News – Armëpushimi SHBA–Iran. Prapaskenat e marrëveshjes dhe negociatave
08/04 10:00
Top News – Arrihet marrëveshja. Armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit
08/04 09:59
Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29