Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në parkun e Liqenit të Paskuqanit, ku ai thotë se është ngritur një hapësirë e rilindur prej 84 hektarësh, me një infrastrukturë që përfshin pedonalen e re 5.2 km, amfiteatrin, molin, kënde lojërash, korsi biçikletash, e fusha sportive, që mikpret në çdo ditë me mot të mirë mijëra banorë të zonës dhe ka rritur ndjeshëm vlerën e pronave përreth. Gjatë inspektimit, kreu i Qeverisë vuri re praninë e rosave në liqen. Në këtë moment ndërhyn kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, që e njofton se rosat janë të egra dhe se në këtë zonë i tërheq qetësia.