Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë të premten, ndërsa vazhdonin luftimet e ashpra në lindje të vendit. Njëzet persona të tjerë u plagosën. Zyrtarët ukrainas thanë se pjesa më e madhe e viktimave të shkaktuara nga raketat ruse, ishin regjistruar në qytetet në lindje të vendit dhe në jug, që janë më pranë njësive të artilerisë ruse.