Kur krenaria e flotës ruse në Detin e Zi, Moskva, u dëmtua rëndë më herët këtë javë, Ukraina menjëherë pretendoi se e kishte goditur me dy raketa. Rusia e mohoi këtë variant dhe fajësoi për dëmtimin e luftanijes, një zjarr në zonën ku mbaheshin municionet. Por ndërsa Moskva po tërhiqej për tu nxjerrë në port, ajo u mbyt pasi u bë jo e qëndrueshme në kushtet e detit me stuhi, si pasojë e dëmeve të pësuara. Të paktën ky ishte versioni i rusisë.