Policia e Kosovës ka gjetur pesë raketahedhës në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, të cilat dyshohet se lidhen me sulmin e 24 shtatorit. Për Radio Europa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani është shprehur se këto mjete ushtarake dyshohet si përkasin ngjarjeve të shtatotir të vitit të kaluar megjithatë po punohet për detaje të mëtejshme.