NASA riktheu të mërkurën raketën e saj gjigante hënore përsëri në hangarin e saj për riparime, pasi afatet për ngritje u shtynë për shkak të problemeve teknike. Agjencia hapësinore amerikane tha se do ta zhvendoste raketën e saj 98 metra të lartë nga platforma e nisjes në Cape Canaveral, Florida, pasi ekipet zbuluan probleme me rrjedhjen e heliumit. Vendimi do të thotë shtyrje të mëtejshme të misionit të shumëpritur Artemis 2, i cili do të zgjasë afërsisht 10 ditë dhe do të shohë tre amerikanë dhe një kanadez të fluturojnë rreth satelitit të Tokës. Udhëtimi do të ishte një hap i madh drejt kthimit të amerikanëve sërish në sipërfaqen hënore, një qëllim i shpallur ky nga Presidenti Donald Trump në mandatin e tij të parë. Por për shkak të problemeve teknike dhe riparimeve të nevojshme, fluturimi është anuluar të paktën deri në prill, tha Administratori i NASA-s Jared Isaacman gjatë fundjavës. NASA tha se kthimi i raketës dhe anijes kozmike përsëri në Kapanonin e Montimit, që është disa km larg platformës së nisjes, pritet të zgjasë rreth 12 orë.