Administrata Biden ka miratuar një kontratë mbështetëse me vlerë 100 milionë dollarë, me tajvanin, që ka si qëllim forcimin e sistemeve të mbrojtjes raketore të ishullit që përballet me presionin në rritje nga kina. Departamenti amerikan i shtetit publikoi detajet e marrëveshjes të hënën. Kina, e cila është kritike e zëshme e shitjes së armëve amerikane në tajvan, i kërkoi uashingtonit të heqë dorë nga marrëveshja dhe të ndalë cdo lloj ndërveprimi ushtrarak me ishullin që vetëqeveriset. “Shitja e armëve nga shba për tajvanin, seriozisht cënon sovranitetin e kinës dhe interesat e saj të sigurisë ndërkohë që dëmton edhe marrëdhëniet mes dy palëve si edhe paqen e stabilitetin në ngushticën e tajvanit - tha ministri i jashtëm kinez. Pekini e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur prej tij por nuk ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të unifikuar ishullin me pjesën tjetër të vendit dhe muajt e fundit ka shtuar fluturimet e avionëve ushtarakë të saj pranë Tajvanit.