Top News/ Raketa e re e Rusisë alarmon NATO-n/Takim me Ukrainën në Bruksel, cila do jetë përgjigjia
26/11/2024 11:41

Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-s takohen sot në Bruksel për të biseduar lidhur me raketën eksperimentale hipersonike me rreze të mesme veprimi që Rusia e lëshoi drejt Ukrainës javën e kaluar. Më 21 nëntor, Rusia kreu sulm ndaj qytetit ukrainas Dnipro dhe presidenti rus, Vladimir Putin, tha se në këtë sulm u përdor raketa e re e quajtur Oreshnik. Putin tha se përdorimi i kësaj rakete ishte në përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga Ukraina brenda Rusisë me armë që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania. Udhëheqësi i Kremlinit paralajmëroi se Moska ka “të drejtë” të godasë ndërtesat ushtarake në shtetet që i lejojnë Ukrainës të përdorë armët e tyre kundër Rusisë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmit me këtë raketë të re balistike bëri thirrje për sisteme të përditësuara të mbrojtjes ajrore që do të mund të përballeshin me kërcënimin e ri. Kievi tha se shpreson se do të ketë “rezultate konkrete dhe domethënëse” pasi u thirr takimi i Këshillit NATO-Ukrainë. Por, diplomatët e zyrtarët e NATO-s kanë minimizuar pritshmëritë për ndonjë rezultat të madh gjatë konsultimeve që do mbahen pasditen e të martës në selinë e aleancës në Bruksel. Përshkallëzimi i tensioneve lidhur me Ukrainën vjen në kohën kur mbështetja e ardhshme perëndimore është vënë në pikëpyetje pas rizgjedhjes së Donald Trumpit në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, shtetit që është fuqia kryesore në NATO. Trump ka vënë në dyshim vazhdimin e ndihmës ushtarake që Uashingtoni i jep Kievit dhe është zotuar se ai do t’i japë fund shpejt luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022. Në fushëbetejë, forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të ndalin përparimin e forcave ruse në lindje të Ukrainës. NATO dhe Ukraina kanë ngritur këshillin e tyre të përbashkët më 2023. Ky këshill i lejon Kievit që të thërrasë takime me aleancën kurdo që e sheh të arsyeshëm.

Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39
Top News – Ushtria gjermane ‘përqafon’ IA-në / Do të përshpejtojë vendimmarrjen në kohë lufte
25/03 14:33
Top News – Irani sulmon aeroplanmbajtësen amerikane, USS Abraham Lincoln në shënjestër
25/03 14:33
Top News- Nuk mjaftojnë raketat, vijnë stuhitë / Dubai në telashe, moti i keq shkakton kaos në rajon
25/03 13:30
Top News – Trump po i vë flakën botës, Evropa mban hirin…Spanja: Lufta në Iran më keq se Iraku
25/03 13:30
Top News – Na pret recesioni global! Nëse çmimi i naftës arrin 150 dollarë…lëshohet alarmi
25/03 13:28
Top News – Aleatët e Putinit ‘përqafohen’ / Lukashenko dhe Kim Jong un, takim në Korenë e Veriut
25/03 13:27
Top News – Turqia, mes Iranit dhe SHBA-së / Po përcjell mesazhet e Trumpit, konfirmon zyrtari
25/03 13:24
Top Channel/ Dronë nga Rusia, alarm në Estoni e Letoni: Goditet centrali elektrik!
25/03 12:10
Top Channel/ Nafta, “kristalizohen” dyshimet: “Insighter Trading”, po përfiton rrethi i Trump-it?!
25/03 11:49
Top Channel/ Muajin e ardhshëm, Europa “mbetet pa naftë”, kreu i Shell: Filloni racionimin!
25/03 11:28
Top Channel/ Irani “vë në lojë” Trump: Fuqi globale e vetëshpallur, po bëjne negociata me veten!
25/03 11:26
Top News – Ushtria iraniane tallet me Trumpin: “Po negocion me veten! Nuk ka bisedime me SHBA-në”
25/03 11:13
Top News – E rëndë në Itali, nxënësi plagos me thikë mësuesen në shkollë
25/03 11:10
Top News – Estonia sulmohet nga Rusia, NATO në alarm / Goditet centrali, droni rus çan kufirin
25/03 11:03
Top News – Plani me 15 pika për fundin e luftës / Trump ia dërgon Iranit, Teherani kundërpërgjigjet
25/03 11:02
DIGITALB DIGITALB