Rusia po mbështetet tek raketat e erës së Luftës së Ftohtë, që përbëjnë një rrezik të madh për civilët, pasi forcat e Putinit i kanë mbaruar armët moderne – thotë ministria britanike e mbrojtjes. Buletini i përditshëm i luftës, i hartuar nga inteligjenca britanike, po ashtu dha edhe detaje të reja për luftimet rrugë më rrugë në Ukrainë ndërsa ushtarët rusë nuk kanë shënuar një avacim domethënës. Raketat e vjetra Kh-22 nga vitet 1960 janë jashtëzakonisht të rrezikshme pasi ato janë shumë të pasakta dhe të pabesueshme dhe si pasojë mund të shkaktojnë dëme anësore dhe viktima – tha ministria britanike.