“Ballkani Perëndimor mbetet një nga rajonet më të paqëndrueshme në Evropë, prandaj SHBA-ja konsiderohet e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin e tij”, është shprehur eksperti amerikan Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA. Sipas tij, tensionet e vazhdueshme Kosovë-Serbi, situata në Bosnje dhe politikat e paparashikueshme të Beogradit vazhdojnë të paraqesin rrezik për paqen në rajon.