Një terminal nafte në Feodosia në gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia u dogj pas një sulmi ukrainas me dronë. Një zyrtar ukrainas i sigurisë i tha Reuters në kushte anonimiteti se dronët e lëshuar nga shërbimi i inteligjencës SBU i Ukrainës dhe forcat speciale ushtarake, goditën të paktën pesë rezervuarë. Burimi tha se dronët goditën gjithashtu të paktën dy nënstacione elektrike ruse në gadishull, të cilin Rusia e mori nga Ukraina në vitin 2014.