Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se ekstradimi në Kosovë i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiç, është i pamundur. Sipas tij të gjitha proceset gjyqësore do të zhvillohen në gjykatat vendase. Kjo deklaratë e tij vjen pasi Interpol-i ka lëshuar disa ditë më parë një urdhër për arrestimin e Radoiçiçit, për shkak të sulmit të armatosur në Banjskë, në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës.