Dy vjet pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë Millan Radoiçiç, vijon I lirë dhe me vendbanim të regjistruar në Beograd.Sipas Radio Evropa e Lirë, kjo është vërtetuar nga një përgjigje e Gjykatës së Lartë në Beograd, ku thuhet se Radoiçiqit i është zgjatur masa e ndalimit të largimit nga Serbia, me detyrimin që të paraqitet në polici më datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Sipas REL, në dokument thuhet se Radoiçiq i respekton masat dhe se për herë të fundit është paraqitur në një stacion policor, në Beograd.