Milan Radoiçiç pranoi pjesëmarrjën në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Përmes një letre të lexuar nga avokati, ish-nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë njoftoi dorëheqjen dhe shfajësoi autoritetet zyrtare të Beogradit. Ai thotë se vendimi për t’u rikthyer në Banjskë i armatosur deri në dhëmbë ishte për të mbrojtur popullin serb dhe për këtë vendim nuk ishte njoftuar asnjë zyrtar në Beograd, pasi siç shtoi, zyrtarët nuk e mbështetën.