Sali Berisha i konsideroi raciste dhe korruptive deklaratat e Komisioneres së BE për Zgjerimin, Marta Kos, që në një intervistë për Politico tha se shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin. Berisha - Deklarata e komisioneres Marta, një ditë pasi partia e parë fitoi zgjedhjet në Slloveni dhe që nuk foli gjer dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive. Nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo korrupsion monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE. Por të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak me thënë, po ngjet si ortak i tij. Kreu i PD i bëri këto deklarata në konferencën për shtyp të së mërkurës, ku komentoi edhe zhvillimet brenda Partisë Socialiste. Ai tha se kërkesa e Elisa Spiropalit për debat të hapur është ‘qiqra në hell’, pasi sipas tij, grupi parlamentar i PS sot është ‘shpella e mafies’.