Top News / ‘Ra pallati i pandëshkueshmërisë’ / Rama kërkon votën në SHBA: Reformat i bëmë ne!
26/10/2024 21:17

Me rezultatet e reformës në drejtësi, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama kërkoi një mandat të katërt qeverisës, që sipas tij, pas shembjes së pallatit të pandëshkueshmërisë; tashmë synon integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. “Jam përpara jush për t’ju thënë se pranverën e ardhshme dua votë tuaj nga amerika për ta bërë shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për ta ngritur bashkë me ju flamurin e skënderbeut dhe ismail qemalit, krah gjithë flamujve të tjerë të familjes së madhe europiane të cilët i kemi përkitur historikisht.” Hetimet e drejtësisë së re, majtas dhe djathtas, u cilësuan nga Rama si fundi i pandëshkueshmërisë, në një moment kur pjesë e dosjeve të SPAK kanë qenë ish kryeministri, Sali Berisha, ish presidenti Ilir Meta apo edhe ish zëvendëskryeministri socialist, Arben Ahmetaj. Suksesin e reformës në drejtësi, Rama ja faturon totalisht Partisë Socialiste. “ Amerika atje ishte dhe para ardhjes sonë në pushtet. Amerika është dhe në vende të tjera të rajonit, si ka mundësi që nuk e solli më parë amerika këtë peshqesh të madh për shqiptarët? Njerëz të lidhur me pushtetin politik i janë nënshtruar ligjit të barabartë për të gjithë. Kurrë më parë në historinë tonë, një individ me profil të lartë politik, nuk është kontrolluar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Askush nuk është më i paprekshëm, cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje nga ne, kjo është shprehja më shembullore ndaj zgjedhësve që na votuan tre herë resht dhe do na votojnë sërish.” Për shkak të kontributit të remitancave në ekonominë shqiptare, emigrantët e pranishëm kërkuan vendin e tyre në parlament. Rama u shpreh se në listën e deputetëve të Partisë Socialiste do të ketë edhe përfaqësues të diasporës.

Top Channel/ 100 mln për sipërmarrjet, miratohet fondi, pritet subvencion edhe për transportin
01/04 19:39
Top Channel/ E zbulon Rama: Rregulla të reja për naftën, çmimi do vendoset nga kompania publike
01/04 19:38
Top News – Rama: Do hyjmë në tregun e naftës. ‘Kompani publike për të mbrojtur konsumatorët’
01/04 18:54
Top Channel/ “Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama:Futemi në treg për garanci për qytetarët
01/04 16:55
Top Channel/ ‘Të kemi pavarësi energjetike’,Rama:Me energjinë e erës dhe atë diellore kompletojmë..
01/04 16:54
Top Channel/ ‘Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët’, Rama: Nuk mund të mbeten…
01/04 16:45
Top Channel/’Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’, Rama:Do formalizojmë tregun…
01/04 16:45
Top Channel/Reforma në Drejtësi, Rama:Ne ja dolëm ta bëjmë me gjithë konfliktet, krenar për…
01/04 16:44
Top News – Çmimet e larta në Shqipëri. Berisha-Shkak oligopolet në treg! Do t’u shpallim luftë
01/04 16:41
Top News- Berisha takon përfaqësuesit e KiE: I informova se Parlamenti fsheh ftesat për opozitën
31/03 20:58
Top News- Rama flet për përplasjen me Spiropalin, reagimi i parë pas mbledhjes së grupit
31/03 20:57
Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15