Janë zbardhur shkaqet e vdekjes së Anxhela Bykut, 20-vjeçares me origjinë shqiptare që humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Itali, pasi ra nga ballkoni i banesës ku jetonte me bashkëshortin e saj. Hetimet paraprake të autoriteteve italiane tregojnë se bëhet fjalë për një aksident. Sipas mediave italiane, shërbimet e emergjencës dhe policia mbërritën në vendngjarje pas telefonatës së bashkëshortit të saj, i cili e gjeti të shtrirë në sheshpushimin e pallatit. Rënia nga një lartësi rreth 10 metra i shkaktoi dëmtime shumë të rënda, sidomos në kokë, që fatkeqësisht rezultuan fatale.