Trupi i turistit polak, i cili u rrëzua nga 50 metër lartësi, në kanionin e Gjipesë, u gjet mëngjesin e kësaj të shtune nga forcat policore dhe zjarrfikësit e Himarës. Fill pas telefonatës së polakut në sallën e komandës dhe kontrollit të Policisë së Vlorës, në vendngjarja mbërritën 7 efektivë të forcave “Delta” dhe 5 efektivë të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarret dhe Shpëtimit, si dhe disa alpinistë, të cilët njohin terrenin e Kanionit të Gjipesë.