Qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit këtë të dielë për të shprehur vullnetin e tyre. Junik Dranqolli është njëri prej tyre. Ai u paraqit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë për të votuar por nuk mundi pasi dokumenti I tij biometrik kishte skaduar. “Është dashur të lajmërojnë që ta shikojmë letërnjoftimit që i ka kaluar afati. I kam 83 vjet, nuk më pranuan të votojë, dokumentit i ka kaluar afati. Nëse ia fillon kështu është dobët Ndërkohë votues të tjerë thanë se nuk patën probleme.