Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë tani pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.