Në qendër të kauzës së ngritur nga Berisha për të larguar Edi Ramën dhe qeverinë e tij është dosja McGonigal. Por, kauza e Berishës pak u pasqyrua, të paktën te pankartat e protestuesve. Në vend të McGonigal, pankartat shigjetuan korrupsionin e Arben Ahmetajt.