Qytetarët e Kosovës kanë folur për mediat, se prej muajit tetor të këtij viti, faturat e energjisë elektrike u janë faturar më shumë se sa kanë konsumuar. Disa qytetarë ankohen se këtë muaj, janë faturuar 40% më shumë, krahasuar me muajt e tjerë. Qytetarët kanë denoncuar se përveç mbifaturimit, energjia elektrike ka pësuar ndërprerje pa pasur një njoftim nga autoritetet.