Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë. Gjatë takimit ministri theksoi se qytetarët janë partnerë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie.