Një numër i madh blegtorësh nga zonat e Jugut janë mbledhur për të protestuar sërisht në hyrje të aksit Kardhiq-Delvinë. Ata kanë katër kërkesa: rritjen e çmimit të shitjes së qumështit, dyfishimin e subvencioneve, sistemimin e lerave malore dhe mundësimin e kontratave 15 vjeçare për kullotat.