Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala pranoi se në Qëndrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ nuk do të mund të kryhen analizat pas datës 20 prill për shkak të mungesës së fondeve. Aktualisht, sipas ministres, po mblidhen të dhënat, pasi pa diagnostikuar problemin, nuk e shëron dot. Sala: “Mungesa e analizave. Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjitha të dhënat dhe një nga metodat që kam përdorur, është mbledhja e të dhënave. Nuk duhet të mungojnë analizat në mes të .. jo vetëm në datën 20 po edhe 30, nëse muaji ka 31 ditë. Edhe këtë po e adresojmë.”