Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA po dërgon "qindra" oficerë të tjerë në Minesota, tha Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem në një deklaratë të transmetuar, pasi dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Minneapolis për të protestuar kundër vrasjes së një gruaje nga një agjent imigracioni. Oficerët do të vendosen për të forcuar sigurinë e zyrtarëve të Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave dhe Patrullës Kufitare që janë tashmë në Minesota, tha Noem. Rreth 2,000 oficerë federalë janë dërguar tashmë në zonën e Minneapolisit, në atë që Departamenti i sigurisë kombëtare e ka quajtur operacionin e tij më të madh ndonjëherë.