Top News – Qindra trupa britanike vijnë në Kosovë / Përforcohet KFOR pas sulmit mbi policinë në veri
02/10/2023 11:13

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, në përgjigje të shqetësimeve për situatën e sigurisë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës në veri. Në një njoftim të qeverisë britanike thuhet se sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps pas një kërkese nga Komandanti i Lartë i NATO-s në Evropë dhe miratimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, do të vendosë rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në ditët në vijim, për t'iu bashkuar kontingjentit britanik prej 400 trupash tashmë në vend si pjesë e një stërvitjeje vjetore. Admirali Sir Tony Radakin, Shef i Shtabit të Mbrojtjes, citohet të ketë thënë se ky vendim “demonstron përgjegjshmërinë e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar” dhe se zgjerimi i mbështetjes për forcat e KFOR-it “nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur ndaj NATO-s dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor”. Të premten NATO-ja njoftoi se ka miratuar forca shtesë për Kosovën, duke theksuar se KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Rreth 4 mijë e 500 trupa të udhëhequra nga NATO-ja janë të vendosur në Kosovë. Shtatëqind trupa shtesë u dërguan në Kosovë në fillim të qershorit pas trazirave të dhunshme të 29 majit kur mbi 90 pjesëtarë të këtij misioni mbetën të plagosur në përleshje me grupe protestuesish serbë që kundërshtonin zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale në komunat veriore.

Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
DIGITALB DIGITALB