Top News- Qindra të arrestuar nga protestat/ Policia në Turqi shpërndan turmat me gaz lotsjellës
22/03/2025 19:17

Autoritetet turke njoftuan se gjatë ditës së tretë të protestave, 343 persona u arrestuan në mbarë vendin. Protestat shpërthyen pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, kryetarit të bashkisë së Stambollit, i cili u ndalua të mërkurën me akuzat për korrupsion dhe mbështetje të grupeve terroriste, disa ditë para se të shpallej si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Në një fjalim së fundmi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e dënoi protestën dhe theksoi se qeveria e tij nuk do të pranojë "vandalizmin" ose "terrorin e rrugës". Ai shtoi se nuk do të lejojnë prishjen e rendit publik. Imamoglu, i cili është pjesë e Partisë Republikane Popullore po hetohet nga autoritetet turke dhe pritet të paraqitet në gjykatë. Protestat vazhduan, ndërsa mijëra demonstrues u mblodhën në Stamboll. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa përleshje të tjera u raportuan edhe në Izmir. Imamoglu është një nga më shumë se 100 individë, përfshirë politikanë, gazetarë dhe biznesmenë, të cilët janë arrestuar si pjesë e hetimeve të vazhdueshme.

Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30