Qindra serbë janë mbledhur të martën në afërsi të Prishtinës, duke provokuar me flamur serbë dhe rusë dhe me pankarta ku thuhej se “Kosova është Serbi” Ata u mblodhën për ceremoninë e Vidovdanit, në Gazimestan, e cila nisi dhe përfundoi me provokime e tensione. Serbët shpalosen edhe flamuj të tjerë, përvec atyre rusë e serbë, duke valëvitur flamuj me hartën e Kosovës ku thuhet: “S’ka dorëzim”, duke iu referuar luftës sipas tyre të vazhdueshme për “ruajtjen e Kosovës”.