Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore për të gjitë efektivët që u angazhuan në fikjen e zjarreve që përfshinë vendin gjatë muajve të verës, disa prej të cilëve edhe u plagosën gjatë betejës me flakët. Kështu do të përfitojën efektivët e Shërbimeve Zjarrfikëse, forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, dhe Mbrojtjes Civile. Pagat shtesë do të ndahen në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarrjes së zjarreve.