Një prej arsyeve të rishikimit të buxhetit të shtetit për herë të tretë për këtë vit ishte edhe ndryshimet në ndarjen e ministrive në kabinetin Rama 4. Akti normativ i hartuar nga Ministria e Financave parashikon buxhetet për ministritë e reja dhe ato ekzistuese, por që pësuan ndryshime në kabinetin e ri.