Këshilli i Ministrave ka vendosur shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, duke e kaluar në përgjegjësi të Akademisë së Shkencave e cila drejtohet nga Skënder Gjinushi. Sipas ministers së Arsimit Evis Kushi, kjo vjen me synimin për të riorganizuar Akademinë si rezultat I shkeljeve të konstatuara nga shumë kontrolle e raporte. Nga ana tjetër ministrja u shpreh e bindur se shumica e akademikëve mbështet këtë vendim, teksa kritikët I fajëson si përgjegjës për dështimin e kësaj akademie dhe shkelje ligjore. Ministrja Kushi në përgjigje të gazetarëve nëse do I dërgojë përgjegjësit për shkelje ligjore në prokurori, u shpreh se nuk është ky qëllimi por vitalisimi i Studimeve albanologjike.