Në karrigen e kryetarit të bashkisë së Himarës pritet të ulet një nga dy nënkryetarët aktualë të bashkisë. Përgjigjia pas ngërçit të krijuar me arrestimin e të zgjedhurit të Himarës, Fredi Belerit dhe kryetarit të komanduar, Jorgo Goro jepet në ligjin për vetqeverisjen vendore, që detyron qeverinë dhe bashkinë të ndërmarrin disa hapa konkretë.