Nga buxheti i rishikuar i vitit 2023, më shumë se 2.1 miliardë euro ose 32 për qind e buxhetit ska mbetur pa u ekzekutuar. Referuar ndryshimeve në aktin normativ, shpenzimet totale të këtij viti pritet të arrijnë në 705.6 miliardë lekë, por deri në muajin tetor janë shpenzuar 482 miliardë lekë.