Për të tretën javë radhasi, fermerët grekë, vijonë protestat në mbarë vendin, duke mos hequr dorë nga kërkesat e tyre. Ata ka vijuar me bllokimin e akseve kryesore rrugore, kryesisht në Thesali, Greqinë e veriut dhe Peloponez, gjë e cila ka sjellë shqetësim për për funksionimin e ekonomisë, në prag të festave. Sa u përket akseve kryesore që lidhen me Shqipërinë, çdo ditë mbyllet për disa orë pasdite rruga Kakavijë- Janinë, ndërsa bllokime ka edhe në pjesën e autostradës që lidh Kapshticën me Selanikun. Prej javësh në protesta, fermerët grekë kërkojnë ulje të kostos së prodhimit, mbështetje për energjinë dhe karburantin, si edhe ndërhyrje në skemën e subvencioneve, ndërsa në qendër të debatit është edhe skandali i zyrës publike të shpërndarjes së subvencioneve europiane.