Pas inspektimeve rezulton se është rritur me 29 për qind numri i punëmarrësve informalë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat tregojnë se janë futur në skemë 1 mijë e 984 punëmarrës informalë, nëpërmjet masës urgjente “Pezullim Aktiviteti”, duke kontribuar direkt në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me një vlerë minimale prej më shumë se 22 milionë lekë pas deklarimit në buxhet. Qeveria i bën thirrje çdo qytetari të mos pranojë të punojë i pasigurar pasi është formë abuzive, dhe si e tillë duhet denoncuar.