Parlamenti mbylli këtë sesion parlamentar ashtu siç e nisi; mes tensionesh mes opozitës dhe mazhorancës. Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga socialistët për të miratuar ndryshimet në drejtim të Kuvendit dhe në katër dikasteret e Qeverisë u zhvillua me përplasje të fortë mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.