Në mbledhjen e qeverisë u diskutua marrëveshja për anëtarësimin e Shqipërisë në Unionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, e cila më pas do t’i kalojë Kuvendit. Në deklaratë për mediat, ministrja Kumbaro u shpreh se deri tani ka qenë Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura anëtare e kësaj organizate, por tashmë bëhet fjalë për anëtarësimin si shtet që i jep Shqipërisë të drejta të plota brenda kësaj organizate.