Qeveria ka miratuar këtë të premte Amnistinë Penale e propozuar një muaj më parë, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate nga ministri I Drejtësisë Besfort Lamallari. Sipas Amnistisë, 447 persona kanë përfituar lirim të menjëhershëm, 853 të tjerë ulje dënimi, ndërkohë nga Shërbimi i Provës janë amnistuar 5077 të dënuar me masa alternative. Nga vendimi, plot 14 mijë procedime për vepra të lehta, duke nisur nga viti 2024 janë pushuar. Nga Amnistia përfitojnë gra, të mitur dhe shtetas të huaj.