Partia Demokratike ka reaguar lidhur me gjendjen e dhjetëra fshatrave si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike. Teksa pasqyrojnë fshatrat problematikë, ku krahas bllokimit nga reshjet e borës, vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike, demokratët akuzojnë qeverinë se po tenton të blejë qytetarët me propagandë për uljen e çmimit të energjisë elektrike, ndonëse mungon infrastruktura dhe dhe në shumë fshatra për shkak të përkeqësimit të motit, u ndërpre energjia elektrike.