Të ardhurat në buxhetin e shtetit për periudhën janar-maj të këtij viti arritën në gati 2.9 miliardë euro, ose 11 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në vlerë, sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Financave, buxheti i shtetit ka arkëtuar 290 milionë euro më shumë se janar-maj i vitit 2023.