Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqipëria prej dy muajsh nuk kanë marrë pensionin për kontributin e dhënë në Luftën për çlirimin e Kosovës nga qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin. Organizata e veteranëve të luftës ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, i cili sipas tyre nuk është konsultuar me personat që derdhën gjakun për çlirimin e Kosovës.