Zënvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka vënë kushte perëndimit duke thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian. Bislimi tha që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas paktit të arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, dhe terheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore.