Kryeministria i dërgoi një letër zyrtare presidencës ku njofton për vakancën në bashkinë e Himarës dhe domosdoshmërinë për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme brenda afateve ligjore. Letra mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi dhe në të shkruhet se pas shpalljes të pavlefshëm të mandatit të Fredi Belerit, pasi ai është dënuar nga Gjykata e Posaçme, kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme. Sipas Kodit Zgjedhor, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës.