Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë pretendimet e Ambasadës Amerikane në Tiranë se Shqipëria është shënjestër e Iranit. Agjencia për Media dhe Informim deklaroi se institucionet ligjzbatuese nuk kanë asnjë informacion konkret që mbështet një kërcënim të tillë, duke e cilësuar njoftimin e Ambasadës si hamendje. Autoritetet shtuan se paralajmërime të ngjashme jepen shpesh nga ambasada, edhe në situata që lidhen me zhvillime të brendshme, ndërsa i ftuan qytetarët amerikanë të vijojnë të vizitojnë Shqipërinë pa shqetësim.