Kryeministri Edi Rama anuloi pasditen e të martës mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqiëprisë dhe asaj të Kosovës, e planifikuar për t’u mbajtur të mërkurën në qytetin e Gjakovës. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Rama tha se ky vendim vjen për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, që po rrezikon edhe raportet e kësaj të fundit me faktorin ndërkombëtar.