Qeveria e Kosovës miratoi këtë të martë projektligjin për buxhetin e vitit 2024, në vlerë 3.3 miliardë euro, një rritje e vogël krahasuar me buxhetin e këtij viti, I cili ishte 3.2 miliardë euro. Në mbledhjen e qeverisë për buxhetin e ri për vitin e ardhshëm, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se për sektorin publik, koeficienti i pagave do të jetë 110 euro.