Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi një milion euro për kombinatin metalurgjik “Trepça”, si zgjidhje për tejkaluar problemet financiare në të cilat ndodhet aktualisht kjo kompani. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe anëtarët e bordit të përkohshëm të “Trepçës”. Kombinatit “Trepça” gjatë javës së kaluar i janë bllokuar llogaritë për shkak të borxheve të akumulura. Kryeministri Hoti tha se vlera e borxhit të përgjithshëm të kësaj kompanie arrin në rreth 8 milionë euro.